Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori Mehmeti priti në takim Zëvendësdrejtorin e Policisë së Italisë, z. Vittorio Rizzi

Prishtinë, 6 korrik 2022
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z, Samedin Mehmeti me bashkëpunëtor, priti në takim zyrtar Zëvendësdrejtorin e Policisë së Italisë z. Vittorio Rizzi dhe delegacionin e tij.
Qëllimi i këtij takimi ishte i karakterit bashkëpunues në mes të dy organizatave policore, e në veçanti në krijimin e një kornize të përgjithshme të marrëveshjes së bashkëpunimit policor, përfshirë edhe bashkëpunimin operacional dhe strategjik me projektin IPA 2019 ” Luftimi i Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor”.
Takimi rezultoi me gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellët në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje