Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend MAXHUNI, priti në takim zyrtar gjeneralin e KFOR-it, z. Salvatore CUOCI

Prishtinë, 18 prill  2018

               

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) z. Shpend MAXHUNI, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij dhe nga drejtorët rajonalë, sot me 18 prill 2018 ka pritur në takim zyrtar gjeneralin e KFOR-it z. Salvatore CUOCI, po ashtu i shoqëruar nga stafi i tij dhe komandantët rajonalë të brigadave shumëkombëshe të KFOR-it.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së,          z. Shpend MAXHUNI fillimisht falënderoi  gjeneral Salvatore CUOCI për vizitën e tij, dhe njëkohësisht e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga Policia e Kosovës.  

Drejtori MAXHUNI përmes një prezantimi gjithëpërfshirës të strukturës organizative dhe funksionimit policor, para të pranishmëve prezantoi vizionin, misionin, vlerat dhe objektivat strategjike të Policisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar, krimit trans kufitar, si dhe të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. 

U veçua se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me autoritet e KFOR-it, bashkëpunim ky i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe sukseset në patrullimet e përbashkëta, kryesisht në brezin kufitar.

Drejtori MAXHUNI gjatë këtij takimi prezantoi edhe angazhimet dhe punën e pakursyer që Policia e Kosovës po bën në shumë fusha, e në veçanti atë të bashkëpunimit ndërkombëtar të realizuar përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU).

Si rezultat i nevojës së angazhimit, bashkëpunimit dhe inkuadrimit të Policisë së Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë, siç është INTERPOL-i, drejtori Maxhuni kërkoi nga gjenerali z. CUOCI, që të përkrahë dhe të mbështesë Policinë e Kosovës në anëtarësimin e saj, i cili është një ndër qëllimet primare të PK-së. 

Ndërsa gjenerali z. CUOCI, po ashtu falënderoi z. MAXHUNI për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti në bashkëpunimin e deritanishëm të treguar me autoritetet e KFOR-it.

Po ashtu edhe gjenerali z. CUOCI konfirmoi se do t’i kushtojë rëndësi vazhdimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në nivel të drejtorëve rajonalë të të dy institucioneve.

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve fushore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të të dy institucioneve, e që kanë synime të përbashkëta në sigurinë e vendit dhe qytetarëve.

Takimi zyrtar  u përmbyll me një vizitë të realizuar në Qendrën Operative Komunikuese të PK-së, ku aktualisht është duke u zhvilluar një ushtrim i përbashkët i  Policisë së Kosovës , KFOR-it dhe institucioneve tjera emergjente, ushtrim ky i cili u vlerësua mjaft i suksesshëm nga drejtori MAXHUNI  dhe gjenerali  CUOCI.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së    

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje