Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni, priti në takim zyrtar Gjeneralin e KFOR-it MG Giovanni FUNGO

Prishtinë, 30 gusht 2017

           

        Sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme z. Shpend Maxhuni priti në një takim Gjeneralin e KFOR-it  MG Giovanni FUNGO. 

Temë e diskutimit me Gjeneralin e KFOR-it ishte situata e përgjithshme e sigurisë në vendin tonë dhe çështje tjera me interes për sigurinë e qytetarëve. 

Drejtori i Përgjithshëm z. Maxhuni  e falënderoi Gjeneralin për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndarjen e mendimeve të përbashkëta për bashkëpunimin ndërmjet dy mekanizmave krucial për çështjet e sigurisë por edhe për projekte të avancimit reciprok. 

Në të njëjtën kohë Gjenerali i KFOR-it falënderoj dhe vlerësojë lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. 

Format e bashkëpunimit  reciprok në parandalimin proaktiv të aktiviteteve të cilat do të afektojnë në sigurinë e përgjithshme në vend dhe rajon do të jenë prioritet në të ardhmen për të dyja palët. 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje