Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni, priti në takim zyrtar dy zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme

 

Prishtinë, 24 prill 2017

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, sot me 24.04.2017 ka pritur në takim zyrtar dy zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Valdet Hoxha dhe z. Behar Selimi.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, z. Shpend Maxhuni fillimisht falënderoi dy zëvendësministrat për vizitën e tyre dhe njëkohësisht njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, të bazuara në planin zhvillimor strategjik të Policisë.

Drejtori Maxhuni njoftoi zëvendësministrat se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është profesionale dhe e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar, të parandalojë incidente të natyrave kriminale si dhe të menaxhojë me situata të ndryshme, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.

Ndërsa nga ana e tyre dy zëvendësministrat vlerësuan lart punën e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti vlerësuan angazhimin e drejtorit të Përgjithshëm z. Maxhuni dhe stafit menaxherial, të cilët me punën, angazhimin dhe përkushtimin e pakursyer po vazhdojnë ta mbajnë Policinë e Kosovës si institucioni më i besuar dhe transparent, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

Po ashtu dy zëvendësministrat e MPB-së përgëzuan Policinë e Kosovës edhe për angazhimet e fundit gjatë festave, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, ku u arrit të menaxhohet me situatën e sigurisë në vend si dhe të parandalohet çdo incident i mundshëm.

Përfaqësuesit e MPB-së edhe një herë konfirmuan mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet në rrugën e saj për ofrimin e sigurisë dhe rendit për të gjithë qytetarët e saj.

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, me qëllim të avancimit të mëtejmë të PK-së, duke përfshirë edhe përkrahjen në inkuadrimin e mekanizmave ndërkombëtarë policorë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje