Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni, priti në takim zyrtar drejtorin e Policisë së Republikës së Shqipërisë z. Ardi Veliu dhe stafin e tij shoqërues

Prishtinë, 12 mars  2018

           Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) z. Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, sot me 12.03.2018 ka pritur në takim zyrtar drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë z.Ardi Veliu, po ashtu i shoqëruar nga zyrtar të lartë policor të shtetit.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së,          z. Shpend Maxhuni fillimisht falënderoi  z.Veliu për vizitën e tij dhe njëkohësisht  i uroi të njëjtit detyrën e tij në krye të Policisë së shtetit. 

Drejtori Maxhuni njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës si dhe përkushtimin e vazhdueshëm në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

            Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. 

U veçua se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të shkëlqyer me autoritet policore të Shqipërisë, bashkëpunim ky i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe sukseset në patrullimet e përbashkëta policore.

Ndërsa drejtori i Policisë së Shqipërisë z.Veliu falënderoi z.Maxhuni për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti në bashkëpunimin e deritanishëm të treguar me autoritetet policore të Shqipërisë.

                               Po ashtu edhe drejtori Veliu konfirmoi se do ti kushtoi rëndësi vazhdimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët policor, duke përfshirë edhe lehtësimin e kalimit kufitar.

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave policore përmes zyrtarëve policor, trajnimeve në fusha të ndryshme me qëllim të avancimit të mëtejmë të të dy policive, e që kanë synime të përbashkëta në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke përfshirë atë trans kufitar.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së                               

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje