Sot me datën 06.03.2018 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni priti në takim znj. Katie Bay atashe rajonal i Departamentit të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, me seli në Vjenë të Austrisë.
Znj. Bay falënderoi drejtorin e Përgjithshëm z. Shpend Maxhuni për ndihmën dhe bashkëpunimin policor të ofruar nga Policia e Kosovës në hetimin e një rasti me karakter ndërkombëtar.
Në takim znj. Bay ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës ndërsa drejtori Maxhuni e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme në avancimin e kapaciteteve të PK-së.
Me respekt