Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni, priti në takim përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Prishtinë, 28 mars 2017

            Sot, me 28 mars 2017, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni i shoqëruar nga stafi i tij, ka pritur në takim kryesuesin e bordit të (AGK-së) Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës z. Shkëlqim Hysenaj dhe z. Petrit Çollaku hulumtues në AGK.

Z. Shpend Maxhuni fillimisht falënderoi  përfaqësuesit e AGK-së për vizitën e tyre dhe njëkohësisht gjatë takimit njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, karshi bashkëpunimit dhe transparencës me media. 

Përveç tjerash në këtë takim të pranishmit u njoftuan se Policia e Kosovës është e gatshme që të bashkëpunojë ngushtë me AGK-në, në çfarëdo fushe e cila ka për qëllim ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit të ndërsjellë, bashkëpunim ky i cili në realitet po ndodh me të gjitha zyrat e informimit të PK-së dhe mediat në përgjithësi.

Drejtori Maxhuni njoftoi përfaqësuesit e AGK-së se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është profesionale dhe e përgatitur që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e vendit në përgjithësi, e për gazetarët në veçanti.

Nga ana e tij z. Hysenaj falënderoi Policinë e Kosovës, në këtë rast drejtorin Maxhuni për pritjen e bërë  si dhe njëkohësisht njoftoi të njëjtin për angazhimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në një projekt regjional “Liria e Mediave dhe Siguria e Gazetarëve” që nga fillimi i vitit 2016, duke përfshirë të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga ky raport.

Njëkohësisht përfaqësuesit e AGK-së, kërkuan që  Policia e Kosovës t’i trajtojë me prioritet rastet e sulmeve apo kanosjeve ndaj gazetarëve dhe për të njëjtat të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.  

Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, z. Maxhuni dhe z. Hysenaj u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe takime apo trajnime të përbashkëta të cilat do të ndikonin pozitivisht në të gjitha aspektet e bashkëpunimit polici-media.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje