Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Shpend Maxhuni dhe ministri i Punëve të Brendshme z.Flamur Sefaj realizuan një vizitë zyrtare në stacionin policor Veriu-Prishtinë

Prishtinë, 19 shtator 2017

Sot në kuadër të agjendës së përbashkët, ministri i Punëve të Brendshme z. Flamur Sefaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të PK-se z. Shpend Maxhuni vizituan stacionin policor Veriu në Prishtinë.

Delegacioni u priten në një takim njoftues nga komandanti i stacionit policor dhe stafi menaxhues  i këtij stacioni. 

Ministri Sefaj dhe Drejtori Maxhuni u njoftuan me punën dhe angazhimet e personelit policor të këtij stacioni, në të mirë të sigurisë së qytetarëve të zonës së përgjegjësisë të cilën e mbulon ky stacion policor.

Stacioni policor Veriu në Prishtinë mbulon një zonë të madhe të përgjegjësisë, ku nga të gjitha vlerësimet situata e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Për të gjitha shqetësimet nga aspekti i sigurisë që kanë qytetarët, zyrtarët pran këtij stacioni i trajtojnë me prioritet, efikasitet dhe profesionalizëm të lartë.

Gjatë vizitës në këtë stacion policor pashmangshëm u trajtuan edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen në aspektin logjistik-infrastrukturor, për faktin se objekti dhe hapësira e punës që shfrytëzohet nga personeli policor në këtë stacion nuk i plotëson as kushtet minimale për punë.

Drejtoria e përgjithshme në synimin e zgjidhjes së këtij problemi, disa herë ka adresuar kërkesa tek institucionet relevante të pushtetit lokal dhe qendror, për të definuar pronësinë e stacionit dhe anekseve përcjellëse, por fatkeqësisht për  këto kërkesa nuk kemi pranuar asnjë përgjigje pozitive për vite të tëra.

Ministri i MPB-së krahas mirënjohjes dhe falënderimit për punën e zyrtareve policor pran këtij stacioni që e bëjnë në të mirë të qytetarëve, u zotua dhe premtoj se do të ngrisë problemin logjistik-infrastrukturor në të gjitha instancat relevante, me qëllim që PK-së ti ndahet një hapësirë e nevojshme për ndërtim të një objekti policor i cili plotëson kushtet sipas standardeve.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së                                     

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje