Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni dhe Drejtori i Përgjithshëmem i OLAF-it, z. Giovanni Kessler nënshkruajnë marrveshje në Bruksel.

Prishtinë, më 2 shkurt 2017

 

Sot më 2 shkurt 2017 në Bruksel, respektivisht në selin qendrore në (OLAF- Zyra evropiane kundër mashtrimeve), Policia e Kosovës ka nënshkruar Marreveshje të Bashkepunimit Administrativ me OLAF (Zyra evropiane kundër mashtrimeve).

 

Kjo Marreveshje u nënshkrua nga Drejtori i Pergjithshem i Policise së Kosovës, z. Shpend Maxhuni dhe Drejtori i Përgjithshëmem i OLAF-it, Giovanni Kessler.

Kjo Marreveshje do ta ngris në nivel zyrtar bashkepunimin në mes të Policisë së Kosovss dhe OLAF-it si Instrument i BE-së.

Policia e Kosovës në kontinuitet është duke avancuar bashkëpunimin me Mekanizmat Nderkombetarë fal profesionalizmit, besueshmerisë dhe përkushtimit për të kontribuar në luftimin e të gjitha formave të krimit.

 

Gjithashtu sot Drejtori i Përgjihshem i Policise se Kosoves, z. Shpend Maxhuni zhvilloi takim edhe me perfaqesuesin Special të INTERPOL-it në BE, z. Pierre ST HILAIRE me të cilin biseduan aspektet e ndryshme të sigurisë në rajon dhe Evropë me theks të veqant luftën kunder terrorizmit, krimit te organizuar dhe atij transnacional.

 

Gjatë këtij takimi Drejtori i Pergjthshem i Policise z. Maxhuni njoftoi përfaqesuesin special me të arriturat e Policisë së Kosovës, me ngirtjen e kapaciteteve dhe plotesimin e kritereve për antarsim në INTERPOL. Me këtë rast u kerkua edhe mbeshtetja nga ana e zyres së tij për antarësim sa më të shpejtë të Policisë së Kosovës në këtë Organizatë Nderkombetare të Sigurisë.

 

Z. HILAIRE qmoi lartë angazhimet dhe sukseset e Policisë së Kosovës në të gjitha aspektet e sigurisë me theks të veqant angazhimet dhe sukseset në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

 

 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP, Prishtinë 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje