Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit QALAJ, priti në takim zyrtar znj. Nataliya Apostolova

Prishtinë, 1 nëntor 2018

           Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së), z. Rashit QALAJ, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, ka pritur në takim zyrtar znj. Nataliya Apostolova, shefe e zyrës së BE-së/përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, e cila po ashtu ishte e shoqëruar nga zyrtarë të fushave të ndryshme.

Drejtori QALAJ takimin e filloi me një falënderim të adresuar ndaj znj. Apostolova për vizitën e saj, duke vazhduar pastaj me njoftimin për angazhimet e Policisë së Kosovës dhe synimet drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

            Temë diskutimi e këtij takimi ishin siguria e përgjithshme në Kosovë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, lufta kundër terrorizmit, krimet kibernetike, ngritja dhe forcimi i kapaciteteve policore si dhe vazhdimi i bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë drejtim u veçua se Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër të gjitha dukurive negative, në bashkëpunim edhe me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe synimin e vazhdueshëm drejt anëtarësimit në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare.

            Në anën tjetër Znj. Apostolova vlerësoi lartë përpjekjet dhe kontributin e vazhdueshëm të PK-së në aspektin e sigurisë dhe ndikimin pozitiv në proceset integruese.

Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje