Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, priti në takim zyrtar z. Fatmir Matoshi ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Prishtinë, 15 mars 2019

          Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së), z. Rashit Qalaj, ka pritur në takim zyrtar z. Fatmir Matoshin, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Drejtori Qalaj iu dëshiroi mirëseardhje z. Matoshit dhe shoqëruesve të tij dhe njëkohësisht i njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore karshi qytetarëve, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.
 
          Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit, me qëllim që të kemi një ambient sa më të pastër.

           Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë drejt ndërmarrjes së veprimeve konkrete në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimit të rasteve të ndotjes, pasi mbrojtja e mjedisit përbën një kusht themelor të zhvillimit të shoqërisë.

Me respekt
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje