Prishtinë, 05 shtator 2018
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) z. Rashit Qalaj, priti në takim zyrtar Ministrin e Punëve të Brendshme z. Bejtush Gashi së bashku me Këshilltaren e Lartë të ICITAP-it, znj. Drita Perezic dhe zyrtarë të lartë të MPB-së.
Në takimin i cili u realizua në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të PK-së, fillimisht drejtori Qalaj i dëshirojë mirëseardhje ministrit Gashi dhe zyrtarëve të pranishëm, dhe njëkohësisht i njoftojë të njëjtit mbi synimet dhe objektivat e tij të planifikuara, e që janë në interes të ngritjes së integritetit policor, si dhe avancimit i mëtejmë në aspektin profesional të Policisë së Kosovës.
Avancimi dhe ngritja profesionale e Policisë së Kosovës do të ndikojë direkt në sigurinë e qytetarit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në sigurinë e përgjithshme të vendit.
Në anën tjetër Ministri z.Gashi i uroi z.Qalaj emrimin në pozitën e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe njëkohësish u zotua për përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellët.