Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj priti në takim zyrtar drejtorët e policive të Shqipërisë dhe të Maqedonisë

 

Prishtinë, 26 dhjetor 2018

Sot, në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të PK-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj me bashkëpunëtor, priti në takim zyrtar drejtorët e policive të dy shteteve, asaj të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Gjatë takimit u bisedua për tema me interes të përbashkët të të tri agjencioneve policore, me theks të veçantë ngritja dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërinstitucional, i cili do të ndikojë në ngritjen e sigurisë së përgjithshme tek të tri vendet dhe më gjerë.

Qëllimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve policore do të ndikojë në mënyrë pozitive edhe në parandalimin e krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar.

Drejtori i Policisë së Kosovës z. Qalaj falënderoi dy drejtorët e policive z. Ardi Veliu dhe z. Sasho Tashevski për vizitat e tyre të cilat do të shërbejnë për të forcuar bashkëpunimin reciprok.

Drejtuesit e të tri agjencioneve u zotuan për ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit dhe realizimit të takimeve të ndërsjellëta edhe në të ardhmen.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje