Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të EULEX-it, realizoi një takim me homologun e tij në Beograd

Prishtinë, 11 mars 2015
Me 10 mars 2015 në Beograd, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës u takua me homologun e tij, drejtorin e Policisë së Serbisë. Ky takim është pjesë e përkushtimit të Policisë së Kosovës për bashkëpunim me të gjitha shtetet e rajonit si mundësi e vetme e ndërsjellë për të pasur sukses në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative dhe sfidave bashkëkohore të rajonit, si dhe për të qenë në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian, pjesë e së cilës synon të jetë edhe vendi ynë. Në këtë takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar transkufitar, kontrollit të kufirit, migrimit ilegal, si dhe çështje tjera me interes për policitë e dy vendeve. Takimi u vlerësua i suksesshëm edhe nga partnerët nga Bashkimi Evropian që ishin prezentë në takim, duke pasur parasysh se ky ishte takimi i parë i këtij niveli. Policia e Kosovës ka bashkëpunim me të gjitha policitë e shteteve të rajonit dhe shpresojmë që takimi i djeshëm do t’i kontribuojë fillimit të bashkëpunimit edhe me Policinë e Serbisë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje