Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Rashit Qalaj vizitoi kadetët policorë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

 

Prishtinë, 25 janar 2019

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) z. Rashit Qalaj realizoi një vizitë në AKSP, me ç’rast në paradën e mëngjesit inspektoi kadetët e rinj të gjeneratës së 54-të.

Drejtori Qalaj u dëshiroi mirëseardhje kadetëve të rinj dhe njëherit i inkurajoi ata që të japin maksimumin e tyre në përfundimin me sukses të trajnimit, i cili pritet të zgjasë deri në shtator të vitit 2019.

Njëkohësisht u kërkua nga kadetët që të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit në Akademi, për të arritur rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike.

Implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, do të jenë primare dhe obligative për të gjithë, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Vizita e Drejtorit Qalaj dhe e zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe zyrtarin nga ICITAP-i Amerikan, përfundoi pasi përcollën edhe një pjese të ligjëratës nga Instruktorët policorë pran kadetëve.

Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje