Drejtori i Përgjithshëm I PK-së z. Rashit QALAJ me stafin e tij te ngushte sot me date 18.12.2018 priti ne takim ne kabinetin e tij Sekretarin parlamentar shtetëror te Ministrisë së Brendshme nga Gjermania z. Stephan MAYER bashke me stafin e tij, të shoqëruar edhe nga ambasadori gjerman ne Kosove z. Christian HELDT.
Gjate këtij takimi u diskutuan çështjet ne sferën e bashkëpunimit të ndërsjellë, lidhur me parandalimin dhe luftimin e krimit ne përgjithësi, vazhdimi I projekteve te përbashkëta, mbështetja e avancimit profesional nga shteti gjerman përmes programeve dhe trajnimeve te ndryshme për Policinë e Kosovës etj.
Drejtori I Përgjithshëm i PK-se z. QALAJ e njohu për se afërmi z. MAYER me të arriturat e Policisë së Kosovës, kapacitetet dhe me sfidat në nivel rajonal dhe më gjerë me të cilat ballafaqohet Policia e Kosovës. Në kuadër te kësaj z. MAYER ofroi vazhdimin e bashkëpunimit te plote dhe përkrahjen ne ngritjen profesionale te Policisë se Kosovës.