Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit Qalaj priti në takim ambasadorin amerikan Greg Delawie

 

Prishtinë, 13 shtator 2018

Sot me 13.09.2018 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ambasadori amerikan, z. Greg Delawie, së bashku me zyrtarë të lartë të ICITAP-it, u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së z. Rashit Qalaj, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Drejtori z. Qalaj në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e ndërsjellët, e falënderoi ambasadorin Delawie për vizitën e tij dhe njëkohësisht e njoftoi për angazhimet e PK-së dhe synimet drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit ndër të tjera Drejtori Qalaj potencoi se Policia e Kosovës është mirë e përgatitur dhe e angazhuar në ofrimin e sigurisë në vend dhe në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe njëkohësisht veçoi se do të vazhdohet me rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast ambasadori Delawie e përgëzoi Drejtorin Qalaj për përzgjedhjen e tij në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, duke i uruar suksese në punën e tij dhe njëkohësisht z. Delawie konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Ambasadës Amerikane për Policinë e Kosovës, në fusha të ndryshme e në veçanti në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje