Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Policisë së Kosovës, pas konferencës në Boston, vazhdon vizitën e tij zyrtare në New York

Drejtori i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas pjesëmarrjes në konferencën e shefave të policisë dhe prezantimit të rastit të Banjskës në këtë konferencë, ai ka takuar përfaqësues të shoqatës Illyrian NYPD – zyrtarë policorë të New York Police Department si dhe ka vizituar Akademinë Policore të NYPD, në New York.
Gjatë takimeve me detektiv Jacqueline Marku-presidente, detektiv Joey Hoti-rreshter, toger Kreshnik Bakraqi dhe detektiv Enver Gashi, u diskutuan çështje të fushave të ndryshme të sigurisë me të cilat sot ballafaqohen organizatat policore në botë.
Gjatë vizitës në Akademinë e NYPD, drejtori i përgjithshëm kolonel Hoxha pati rastin të flasë për Policinë e Kosovës si dhe u takua me kadetë policorë me origjinë nga Kosova.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje