Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i PK-së z.Hoxha vizitoi kadetët policor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri

Prishtinë, 12 korrik 2023
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend HOXHA, me stafin e lartë menaxhues dhe me bashkëpuntorë nga ICITAP-i Amerikan, gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, atje ku gjenerata 58-të e kadetëve policor është duke vijuar trajnimin themelor, i cili është në fazën përfundimtare.
Drejtori HOXHA, gjatë kësaj vizite inspektoi paradën policore dhe njëherit iu drejtua kadetëve me një fjalë rasti, ku çmoi lartë angazhimin e tyre dhe sfidat nëpër të cilat kanë kaluar gjatë kësaj faze trajnuese, e cila iu ka ofruar atyre mundësinë që të jenë zyrtarë policor të trajnuar sipas standardeve dhe praktikave më të larta ndërkombëtare të zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Drejtori Hoxha, kërkoi nga kadetët që edhe pas përfundimit të trajnimit dhe daljes në detyrë zyrtare, të jenë të përkushtuar në zbatim të ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje