Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti viziton zyrtarët policor të angazhuar në ofrimin e rendit dhe sigurisë gjatë procesit zgjedhor në vend
Sot më 14.02.2021, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti pas vizitës që bëri në Qendrën Operative Komunikuese Koordinuese, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, dhe Dhomën Komanduese, vazhdoi realizimin e vizitave në teren, konkretisht Rajonin e Mitrovicës-jugu dhe Mitrovicës-veri.
Për të parë nga afër angazhimet e stafit policor në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë procesit zgjedhor, Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti gjatë realizimit të vizitës në këto rajone policore si në Mitrovicë jugu dhe në Mitrovicë veri, vizitoi edhe dy qendra të votimeve në kuadër të rajoneve policore respektive.
Drejtori i Policisë Mehmeti falënderoi të gjithë punonjësit e policisë së Kosovës duke filluar nga drejtoret rajonal deri tek zyrtarët policor në detyra konkrete në teren që pavarësisht kushteve dhe rrethanave po punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm për të ofruar rend dhe siguri gjatë këtij procesi zgjedhor dhe vlerësoi lartë punën e tyre.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit.