Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti realizoi një takim zyrtar me zëvendësdrejtorin federal të Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës

Prishtinë, 05 maj 2022
Gjatë pjesëmarrjes në konferencën rajonale të drejtorëve të policisë së shteteve të ndryshme e cila po vazhdon të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, drejtori i përgjithshëm i PK-së z.Mehmeti realizoi edhe një takim bilateral me zëvendësdrejtorin federal të Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës z.Enis Korman.
Qëllimi i këtij takimi ishte, diskutimi i temave që ndërlidhen kryesisht me luftën kundër krimit të organizuar dhe krijimit të bashkëpunimit me interes të përbashkët, e që rezulton në sigurinë e përgjithshme rajonale dhe më gjerë.
Gjatë takimit zëvendësdrejtori federal i Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës z. Korman, falënderoi drejtorin Mehmeti me rastin e realizimit të një operacioni të përbashkët, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për disa vepra penale, i cili kërkohej nga Bosnja dhe Hercegovina.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje