Më datë 15. Shtator 2021, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti përmes platformës elektronike ka marrë pjesë në takimin jo formal të Këshilli të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë. Këshilli i Përhershëm është organi kryesor vendimmarrës i OSBE-së dhe përbehet nga 57 Shtete pjesëmarrëse, 11 Partnerë te OSBE-së për Bashkëpunim, përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe te strukturave ekzekutive të OSBE-së.
Në vijim gjeni pikat kryesore të fjalimit të Drejtorit i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Mehmeti drejtuar delegatëve të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti ka paraqitur zhvillimin e PK-së ndër vite, duke filluar që nga themelimi i saj me 06 shtator 1999 nga OSBE e cila në atë kohë, poashtu kishte themeluar Akademinë Policore. Trajnimet e ofruara nga OSBE nga trajnues ndërkombëtar kanë qenë të bazuara në parimet, vlerat dhe praktikat e vendeve demokratike.
Policia e Kosovës si një institucion i sigurisë ka besimin më të lartë qytetar për shkak të punës së përkushtuar dhe ndihmës së partnerëve ndërkombëtar, veçanërisht të OSBE-së.
PK-ja në fushëveprimin e saj është duke avancuar zbatimin e filozofisë policore, Policimi i udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimit të Orientuar në Bashkësi, këto koncepte të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e një partneriteti të shëndoshë dhe të sinqertë me qytetarë.
Poashtu Drejtori Mehmeti foli për luftimin dhe kontributin e Policisë se Kosovës në luftimin e kërcënimeve globale. Korniza ligjore më të cilët disponon Kosova, krijon hapësirë të mirë të veprimit të institucioneve të zbatimit të ligjit për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit si dhe krimeve tjera si krimet kibernetike, financiare, ekonomike, trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikimin e drogave.
Drejtori i përgjithshëm para delegatëve paraqiti punën si dhe prioritet e PK-së në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimit kibernetik terrorizmin si dhe të gjitha veprave penale të trafiqeve me fushëveprim vendor dhe ndërkombëtar si dhe anëtarësimi në forumet ndërkombëtare të sigurisë me fokus të veçantë INTERPOL dhe EUROPOL.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe fuqizimit të mekanizmave institucional dhe kapaciteteve të institucioneve të Kosovës me qëllim të ngritjes së efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, fushe në të cilën OSBE dhe partneret tjerë ndërkombëtar kanë dhënë kontribut ne hartimin e Strategjive si dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore.
Në këtë kontest është theksuar strategjia nacionale kundër terrorizmit e aprovuar që në vitin 2009 dhe e rishikuar dhe plotësuar në vitin 2012 dhe 2017, si dhe e harmonizuar sipas kërkesave të BE-së.
Lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar Policia e Kosovës në të gjitha rastet, që ka pasur dyshime, apo që është vërtetuar ndërlidhja me ndonjë vend tjetër, ka bashkëpunuar shumë ngushtë në aspektin bilateral apo edhe multilateral me vendet e rajonit, por edhe me vendet tjera, duke përfshirë edhe vendet e BE-së.
Bashkëpunimi, përveç në shkëmbimin e informacioneve dhe shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, është shtrirë edhe në nivel operacionale, duke përfshirë hetimet dhe operacionet e përbashkëta.
Në fushën e barazisë gjinore është cekur se PK i kushton rëndësi të veçan Diversitetit dhe Barazia gjinore, si vlera të shtuara në Policinë Kosovës me përfaqësim të shumë etnive si pjesë e PK-së , ku komunitetet tjera përbejnë 15.28%. Ndërsa ne aspektin e përfaqësimit gjinor, Polica e Kosovës ka 14.92% punonjëse të gjinisë femërore.
Policia e Kosovës i kushton rëndësi të veçantë trajtimit të rasteve të dhunës në familje ku nga Policia e Kosovës janë ngritur njësi të veçanta me personel të trajnuar për t’i ofruar viktimave të dhunës në familje mbrojtje, siguri dhe shërbimet e nevojshme, duke përfshirë edhe krijimin e dhomave miqesore si ambiente me komode për trajtimin e rasteve të tilla.
Policia e Kosovës gjate punës së saj në angazhim në luftë kundër krimit të organizuar trans-kufitar, terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, trafikimit të narkotikëve, trafikimit me qenie njerëzore e shumë formave të tjera të krimeve me karakter ndërkombëtar, vazhdimisht kryen operacione të përbashkëta edhe me vendet e rajonit dhe më gjerë duke përfshirë edhe shtetet e BE-së, SHBA-të,.
Qeveria e Kosovës dhe Policia e Kosovës ka punuar ngushtë me partneret tanë ndërkombëtar, me KFOR-in dhe Ambasadën Amerikane në pranimin dhe trajtimin sa me dinjitoz të refugjateve Afganë në vendin tonë për shkak të gjendjes se krijuar në vendin e tyre.
Me rasti e këtij takimi, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së ka falënderuar në veçanti misionin e OSBE-së në Kosovë për përkrahjen shumë dimensionale dhe të vazhdueshme qe i ka dhëne Policisë se Kosovës nëpër gjithë këto vite.