Më datë 08.04.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj bashkë me Drejtorin për Operacione në PK, z. Afrim Ahmeti, kanë vizituar rajonin e Gjakovës, ku takuan Kryetarin e Komunës së Malishevës z. Begaj dhe Drejtorin Rajonal të Policisë në Gjakovë z. Graishta dhe u njoftuan lidhur me masat që kanë ndermarr policia, bashkëpunimin me autoritetet komunale dhe institucionet tjera të RKS-së, në funksion të zbatimit të planit operativ për gatishmëri dhe veprim ndaj COVID-19.