Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, priti në takim zyrtar këshilltarin e lartë të ICITAP-it amerikan
Prishtinë, 10 mars 2023
I sapoemëruari, drejtor i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, në zyrën e tij, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, ka zhvilluar një takim zyrtar me këshilltarin e lartë dhe këshilltaren vendore, në kuadër të programit të ICITAP-it, Departamenti i Drejtësisë së ShBA-ve z. Timothy Altomare dhe znj. Leonora Berkani. Pjesë e diskutimeve ishte partneriteti i vazhdueshëm strategjik në mes të DOJ/ICITAP dhe Policisë së Kosovës për avancimin e praktikave efektive për zbatim të ligjit dhe parimet e forta të sundimit të ligjit në polici.
Z. Altomare shprehu zotimin për vazhdimin e ofrimit të ndihmës në drejtim të ngritjes profesionale të Policisë si dhe në prioritizimin e fuqizimit të marrëdhënies me qytetarët. Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha u përgjigj me zotimin e tij për vazhdimin e partneritetit me ICITAP-in dhe agjencitë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara duke vlerësuar ndërkohë mbështetjen e tyre në të kaluarën.
—-
Novoimenovani generalni direktor, pukovnik Gazmend Hodža, u svojoj kancelariji u Generalnoj Direkciji Policije u Prištini, održao je zvaničan sastanak sa gospodinom Timoti Altomareom, višim savetnikom ICITAP programa i gđom Ljeonorom Berkani, lokalnim savetnikom ICITAP programa pri Ministarstvu pravde SAD. Deo diskusije je bilo tekuće strateško partnerstvo između Ministarstva pravde/ICITAP i Kosovske Policije u cilju unapređenja efikasne prakse sprovođenja zakona i čvrstih principa vladavine prava u policiji.
Gospodin Altomare je izrazio posvećenost da nastavi sa pružanjem pomoći u profesionalnom razvoju policije i davanju prioriteta jačanju odnosa sa građanima. Generalni direktor, pukovnik Gazmend Hodža odgovorio je obećanjem da će nastaviti partnerstvo sa ICITAP-om i agencijama Ambasade Sjedinjenih Država, uz zahvalnost na njihovoj dosadašnjoj podršci.
—
Newly appointed General Director, Colonel Gazmend Hoxha, in his office at the General Directorate of Police in Prishtina, held an official meeting with Mr. Timothy Altomare, the senior ICITAP advisor, and Mrs. Leonora Berkani, the local ICITAP advisor, within the framework of the ICITAP program of the US Department of Justice. Part of the discussions was the ongoing strategic partnership between DOJ/ICITAP and the Kosovo Police to advance effective law enforcement practices and strong principles of the rule of law in the police.
Mr. Altomare expressed his commitment to continue providing assistance regarding the professional development of the police and prioritizing strengthening relations with citizens. The General Director, Colonel Gazmend Hoxha, responded with his pledge to continue the partnership with ICITAP and the agencies of the United States Embassy while appreciating their past support.