Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës vizitoi stacionin policor në Suharekë dhe zyrtarin policor i cili u sulmua gjatë intervenimit në një rast dhune në familje

Prishtinë, 11 janar 2022
Sot më 11.01.2022, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, bashkë me Drejtorin e Departamentit për Operacione z. Gazmend Hoxha vizituan stacionin policor në Suharekë, rajoni i Prizrenit.
Gjatë kësaj vizite ata u pritën nga Drejtori rajonal i Prizrenit Kolonel Faton Alija dhe komandanti i stacionit policor në Suharekë me stafin e tij, ku nder të tjera u diskutua për angazhimet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, rezultatet e deritanishme si dhe objektivat dhe planifikimet për vitin 2022.
Gjithashtu, Drejtori Mehmeti realizoi një vizitë në shtëpinë e zyrtarit policor i cili ditë më parë u sulmua dhe mori lëndime trupore nga një i dyshuar, gjatë intervenimit në një rast të dhunës në familje në Suharekë.
Personi i dyshuar tani më i arrestuar, i cili sulmoi zyrtarin policor vlerësohet si recidivist i dhunës në familje, por edhe i veprave të tjera penale.
Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti, zyrtarit të lënduar i dëshiroi shërim sa më të shpejtë, shprehu mbështetjen e plotë dhe vlerësoi lart përkushtimin e tij, që gjatë realizimit të detyrës zyrtare me vetëmohim ka vepruar duke intervenuar në parandalimin e dhunës në familje duke rrezikuar edhe jetën.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje