Në panairin “Eurosatory 2022”, i cili po mbahet në Paris të Francës, po merr pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga zëvendës drejtori rajonal i Mitrovicës Veri Major Besim Hoti.
Në kuadër të këtij panairi, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Mehmeti ka realizuar një takim bilateral me shefin e Policisë së Gabonit, Serge Ngoma, me të cilin diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes të përbashkët.
Diskutimet janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, në shkëmbimin informacioneve në fusha të ndryshme që shërbejnë në interes të sigurisë së përgjithshme.
Të dy palët u pajtuan për avancim të bashkëpunimit në sfera të ndryshme, në shkëmbimin e eksperiencave dhe ofrimin e trajnimeve të ndërsjella.