Me datën 15.03.2023, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u mbajt një takim zyrtar ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të PK-së z. Gazmend Hoxha dhe kryeshefit ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës z. Kushtrim Hodaj.
Gjatë këtij takimi drejtori i Përgjithshëm i PK-së pranoi urimet për emërimin e tij në pozitën e re, po ashtu u diskutua për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërinstitucionale, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më pozitive në interes të dy institucioneve.