Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ka pritur në takim ambasadorin z. Aivo Orav shef i zyrës së BE-së, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë.
Drejtori Hoxha, fillimisht i dëshiroi mirëseardhje shefit të ri të BE-së dhe njëkohësisht të njëjtin e njoftoi lidhur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, për angazhimet dhe aktivitetet e Policisë së Kosovës në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe sigurisë publike në vend.
Takimi rezultoi me zotimin për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.