Sot, më 10.04.2024, për nder të Festës së Fitër Bajramit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim TERNAVA.
Z, Hoxha, uroi myftiun për festën e Fitër Bajramit, duke i dëshiruar atij dhe tërë besimtarëve mysliman që këtë festë ta festojnë me shëndet, begati e në harmoni familjare e shoqërore.
Kurse, myftiu Ternava, falënderoi z. Hoxha për vizitën dhe njëherësh i uroi atij dhe Policisë së Kosovës këtë festë të rëndësishme për besimtarët mysliman, duke u lutur që paqja, harmonia, begatia e çdo e mirë tjetër të na përcjellë në këtë jetë.