Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend HOXHA me stafin e tij vizituan zyrtarët policorë të cilët VITIN E RI e presin në detyrë

Prishtinë, 1 janar 2024
Festat e fundvitit kryesisht kremtohen në ambientet më të ngrohta familjare dhe shoqërore, por sikurse çdo vit, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj ndodhen në kryerje të detyrës, duke punuar me përkushtim për të ruajtur rendin dhe garantuar sigurinë e qytetarëve tanë në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.
Për të qenë pranë zyrtarëve policorë edhe në këtë kohë dhe për t’ju ofruar mbështetjen nga afër për punën dhe përkushtimin e tyre, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend HOXHA dhe stafi i lart menaxhues vizituan pikën kufitare në Jarinje, kryetarin e komunës së Leposaviqit e Bistricën si dhe zyrtarët policor në terren të cilët edhe gjatë festës së vitit të ri ndodhen në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtje të sovranitetit shtetror.
Qëllimi i kësaj vizite ishte ndarja e pak momenteve festive me eprorët dhe zyrtarët në detyrë si një familje e madhe policore, për t’i falënderuar për punën e tyre, si dhe për t’i inkurajuar në përmbushjen e mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive kushtetiese e ligjore në mënyrë sa më profesionale.
Në emër të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë kolonel HOXHA, ju uron të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës festën e Vitit të Ri, e gjithashtu edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe u garanton mbështetjen e plotë të PK-së për qytetarët e vendit, për ofrim të shërbimeve efikase policore, për të garantuar një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët tanë pa dallim.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje