Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë priti në një takim mikpritës të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze z. Keisuke YAMANAKA. Gjatë takimit, u diskutua për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin dhe raportet reciproke në funksion të sigurisë së përgjithshme si dhe mundësinë e përkrahjes dhe mbështetjes nga shteti japonez. Drejtori Hoxha shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Japonia i ofron Policisë së Kosovës, me këtë rast u konfirmua se ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit dypalësh dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen.