Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Samedin MEHMETI së bashku me Ministrin e Punëve të Brendeshme z. Xhelal SVEQLA dhe zyrtarët e ICITAP-it pritën në takim ekipin e Policisë së Kosovës në futboll, e cila është shpallur Kampion në turneun ndërkombëtarë në futboll të vogël, të mbajtur në Loano – Itali.

Turneu është mbajtur me 02 deri 05 maj 2022, në të cilin kanë marrë pjesë 14 shtete nga e gjithë bota, me 28 ekipe përfaqësuese, duke pëfshirë Republikën e Kosovës.
Me këtë rezultat të arritur ekipi i Policisë së Kosovës, ka dëshmuar edhe njëherë disiplinën, përkushtimin dhe angazhimin e saj profesional në këtë rast edhe në futboll me përfaqësim dhe paraqitje të imazhit pozitiv të institucionit policor dhe të vendit para 14 vendeve të botës, duke triumfuar në pozitën e parë në këtë garë sportive të institucioneve të sigurisë.