Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtor ka realizuar një takim zyrtar në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, më konkretisht në stacionin policor “Jugu” për të diskutuar rreth punës dhe angazhimeve policore përfshirë, kodin e etikës, integritetin policor, komunikimin, mbikqyrjen, çasjen ndaj qytetarëve si dhe kushtet e punës në këtë objekt policor pas dëmeve të shkaktuar nga të reshurat e shiut.
Drejtori Mehmeti, i falendëroi ata për angazhimet, rezultatet e arritura dhe për punën e tyre të deritanishme dhe njëkohsishtë kërkoi nga udhëheqësit dhe mbikëqyrësit e stacionit policor që të vazhdohet ngritja e përgjegjësisë në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve me qëllim të avancimit të metejmë të shërbimeve sa më cilësore e që ndikon në ngritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe imazhit të Policisë së Kosovës, si organizatë profesionale e thirrur për t’u shërbyer qytetarëve.