Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përmes platformës digjitale realizoi një takim zyrtar me stafin e lartë të PK-së dhe drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore

Prishtinë, 10 gusht 2021
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, përmes platformës digjitale realizoi një takim zyrtar me zëvendësdrejtorët, drejtorët e departamenteve, divizioneve dhe drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore, për të diskutuar rreth realizimit të objektivave dhe planifikimeve operacionale të Policisë së Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Mehmeti, falënderoi në mënyrë të veçantë njësi e zyrtarë policorë që kane treguar suksese në trajtimin dhe zbardhjen e disa rasteve specifike. Falënderoi zyrtarët për menaxhimin e situatës, përfshirë sigurinë në trafik në këtë periudhë kur fluksi i bashkatdhetarëve është më i madh.
Në këtë takim përveç tjerash u diskutuan tema mjaftë të rëndësishme që ndërlidhen me sigurinë publike, me theks të veçantë “siguria në trafikun rrugor”, ardhja e bashkatdhetarëve, situata rreth pandemisë, disiplina dhe integriteti i zyrtarëve policore, vaksinimi i zyrtarëve policor që është duke shkuar sipas planeve të vaksinimit.
Porosia e këtij takimi ishte, vazhdimi i angazhimit dhe përkushtimit të mëtejmë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë profesionale nga të gjitha nivelet, duke ngritur përgjegjësinë në menaxhim dhe mbikëqyrje, me qëllim të një shërbimi sa më efikas karshi qytetarëve dhe vendit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje