Drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend HOXHA, priti në takim lamtumirës z. Peter NEUNTEUFL, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë
Sot, më 03.10.2024, drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend HOXHA së bashku me zëvendësdrejtorin z.Fehmi HOTI dhe drejtorin e Departamentit për Operacione z.Arbnesh AJVAZI pritën në takim lamtumirës z. Peter NEUNTEUFL, Këshilltar i Lartë i Policisë në Veri, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Drejtori Hoxha shprehu mirënjohje dhe vlerësim të lartë për z. NEUNTEUFL, për mbështetjen e dhënë nga ai për Policinë e Kosovës, për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë kohës sa ishte me mision në Kosovë.
Edhe z. NEUNTEUFL falënderoi drejtorin Hoxha dhe njëherit tha se, i rikujtoj të gjitha ato situata që ka kaluar së bashku, të gjitha përpjekjet dhe sfidat, por edhe të gjitha momentet e bukura e të këndshme, më duhet t’ju them se jam pak i pikëlluar që largohem nga misioni.