Sot drejtori i policisë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Kolonel Faton Alija bashkë me stafin e tij priti në takim punë Drejtorin e Departamentit te Rendit dhe Sigurisë Publike z. Arbnesh Ajvazi.
Në takim u bisedua për sigurinë në Rajonin e Prizrenit si dhe u raportuar dhe u analizuar raporti 6 mujor i punës i vitit 2024 dhe realizimi i objektivave gjatë këtij 6 mujori.
U bisedua edhe për punën e mirë që ka bërë Policia e Kosovës , konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në ngritjen e sigurisë dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në policinë e Kosovës.
Nga Drejtori Ajvazi dhe Alija u kërkua që të intensifikohet puna në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale dhe në të ardhmen.
Theks i veçante u dha realizimit të planeve operative që janë në fuqi, sidomos gjatë këtyre dy muajve kur me ardhjen e gurbetqarëve do të rritet edhe fluksi i qytetarëve.