Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të konfiskimit të patentë shoferit për kundërvajtje të shkaktuar më herët.
Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse vazhdimi i konfiskimit të patentë shoferit për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë (6) muaj.