Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Doli me armë në dore në fotografi, i publikoj ne rrjete sociale

Prizren, 03 shtator 2021

Një qytetar nga fshati Mushnikovë, kishte dalë në fotografi duke ekspozuar një armë të tipit revole, dhe të njëjtën fotografi e kishte postuar në rrjetet sociale, përkatësisht në Facebook.

Policia e identifikoj të dyshimtin dhe menjëherë e gjeti lokacionin e tij, duke e ftuar në intervistë. Gjatë ballafaqimit me fotografinë e postuar i njëjti e pranoj se ishte në posedim të armës të cilët e kishte në fotografi dhe të njëjtën e dorëzoj pranë organit të policisë në nënstacioni e policisë në Sredskë-Prizren.

Hetuesit policor sekuestruan armën e tipit Revole ISSC M22 dhe një karikator të zbrazët.

Ndaj të dyshimtit M.R i lindur në vitin 1992, policia ushtroj kallëzim penal për posedim të paautorizuar të armës, në lidhje më këtë u informua prokuroi i shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.

Rasti është nën hetime të mëtutjeshme.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje