Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dogji një lokal në Zubin Potok, Policia e Kosovës parandalon djegien e shtëpisë dhe kap në flagrancë të dyshuarin për zjarrvënie, në shtëpi i gjendet një uniformë ushtarake, një radiolidhje dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Prishtinë, më 10 dhjetor 2023
Policia e Kosovës me datë 09.12.2023, rreth orës 23:00, është njoftuar se në afërsi të Kuvendit Komunal në Zubin Potok një lokal ka marr flakë dhe është duke u djegur. Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva”.
Zjarri fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e Zjarrfikësve.
Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.
Sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.
Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arrit ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për tu larguar/ikur nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar qe t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë.
Të dyshuarit tani më të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit:
 Një (1) Shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe
 Dy (2) Shkrepëse për ndezje të zjarrit.
Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:
 Një (1) Radiolidhje,
 Një (1) Uniformë ushtarake,
 Dy (2) Pllaka të antiplumbit
 Një (1) palë trenerka me njolla gjaku, si dhe
 Njëzet e dy (22) aparate për prodhimin e kriptovalutave.
Sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet.
Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale të cilët kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e jetës dhe pronës së të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, si dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj kryerësve të veprave penale apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje