Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dita Botërore e përkujtimit për viktimat në komunikacion rrugor

Prishtinë, 16 nëntor 2014
Në të dielën e tretë të Nëntorit, çdo vit shënohet Dita Botërore e përkujtimit për viktimat në komunikacionin rrugor, ndërsa këtë vit kjo ditë shënohet me 16 nëntor 2014.Dita Botërore e përkujtimit për viktimat në komunikacionin rrugor daton nga viti 1993 nga Road-Peace dhe është miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 2005, e cila që nga ajo kohë njihet si ditë ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave në aksidentet rrugore.Në këtë drejtim Policia e Kosovës është e angazhuar në ngritjen e nivelit të sigurisë në përgjithësi, veçanërisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor është i përkushtuar në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor, gjegjësisht në parandalimin e aksidenteve të kësaj natyre. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është sensibilizimi i qytetarëve, në veçanti i pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, pa marrë parasysh cilësinë e tij, shofer, pasagjer dhe këmbësorë, që së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në komunikacionin rrugor.Vetëm në vitin 2013 nga aksidentet në komunikacionin rrugor kanë humbur jetën 119 persona dhe 9813 persona kanë marrë lëndime trupore. Dita botërore e përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor është një përkujtues i fuqishëm dhe prekës për të gjithë ne, në lidhje me rëndësinë e punës që ne duhet të bëjmë së bashku për të përmirësuar sigurinë rrugore.Policia e Kosovës ka qenë, është dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, por është e nevojshme ndihma e të gjithëve, që numri i viktimave të cilët përkujtohen në këtë ditë, të jetë sa më i vogël, andaj vazhdojmë të APELOJMË tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat e lëmit të komunikacionit rrugor .Me respekt,Zyra për Informim e PK-se 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje