Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Disa nga rezultatet dhe të arriturat e Policisë së Kosovës gjatë periudhës kohore të vitit 2024

Prishtinë, më 31 dhjetor 2024

Policia e Republikës së Kosovës, paraqet disa nga rezultatet dhe arritjet e përgjithshme në përmbushjen e objektivave strategjike, specifike por edhe të aktiviteteve të parapara për këtë periudhë kohore, mesi i dhjetorit të vitit 2024.

Të dhënat zyrtare dhe rezultatet pozitive të arritura tregojnë përkushtimin e organizatës dhe të secilit zyrtar policor, në realizimin e planit të punës së Policisë. Edhe pse viti që po lëmë pas ishte  mjaft sfidues për Policinë e Kosovës sa i përket sigurisë në përgjithësi, e në veçanti në veri të vendit, puna angazhimi dhe përkushtimi për ruajtje të rendit kushtetues, vërtetuan se Policia e Kosovës është e gatshme dhe e përgatitur për t’u përballur me të gjitha rreziqet dhe kërcënimet ndaj rendit publik dhe sigurisë së vendit në përgjithësi.

Ndër objektivat dhe detyrat kryesore të PK-së, kanë qenë zbatimi i ligjit në mënyrë efikase dhe efektive, parandalimi dhe luftimi i të gjitha formave të kriminalitetit, mbikëqyrja dhe kontrolli i kufirit shtetëror, bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit si dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët pa dallim.

Siguria e përgjithshme në Kosovë edhe gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti ka qenë e qetë, në përjashtim në veri të vendit, ku situata ka qenë e brishtë dhe e cenuar nga disa sulme kriminale e terroriste, duke veçuar sulmin terrorist ndaj Stacionit Policor në Zveqan, sulmin terrorist në objektin e Komunës së Zveqanit, sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Iber Lepencit në Zubin Potok, si dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake.

Rastet dhe Sulmet e tilla kriminale e terroriste në veri të vendit kishin për qëllim cenimin e rendit dhe sigurinë publike si dhe pengimin e zbatimin të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, mirëpo Policia e Kosovës me vendosmërinë e sajë ka arritur të menaxhojë situatën në mënyrën më profesionale të mundshme.

Policia e Kosovës përveç të arriturave të mëdha në menaxhimin e situatës së sigurisë në vend e në veçanti në veri të vendit e cila vazhdon të jetë një ndër sfidat kryesore, ka arritur rezultate të theksuara edhe në shumë fusha tjera, përfshirë edhe uljen e rasteve kriminale në vend dhe rritjen e zbulueshmërisë së tyre.

 

Në vijim paraqesim disa nga statistikat e raportimit të krimit për këtë periudhë kohore të 2024;

 

  • Numri i përgjithshëm i rasteve ka shënuar rëne nga 47903 në 46300 ose -3.34%
  • Numri i veprave penale ka shënuar rëne nga 27560 në 26775 ose -2.38%.
  • Zbulueshmëria ka shënuar rritje për 3.34%;

 

NUMRI I RASTEVE NË FORMË TABELARE

VRASJET DHE DISA NGA VEPRAT PENALE MË TË VEÇANTA

 

Periudha Krahasuese20232024%
Vrasjet2917-41.38
Lëndim i rëndë trupor209197-5.74
Lëndim i lehtë trupor24452417-1.15
Vjedhje38443420-11.03
Vjedhje e Rëndë25551958-23.37
Grabitje8170-13.58
Dhune në familje225123876.04
Kontrabandë me migrant119-18
Kontrabandë me mallra8456-33
 

ARRESTIMET, KONFISKIMET DHE REALIZIMI I URDHËRESAVE

Asistime660269805.7
Armë të konfiskuara1286158623.3
Municion i konfiskuar3570928859-19.1
Gjithsejtë të arrestuar13720140362.3
Të ndaluar në Qen. Mbajtje4831558015.5
Urdhëresa të realizuara180642105516.56

 

Statistikat Krahasuese për periudhën e 2023/2024 tregojnë rënie të rasteve dhe veprave penale në përgjithësi duke përfshi edhe VP si: Lëndim i rëndë trupor, lëndim i lehtë trupor, vjedhje, vjedhje e rëndë dhe grabitje.

 

 

 

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një mori aktivitetesh policore, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit, shkatërrimit të grupeve kriminale, ofrimit të sigurisë së qëndrueshme, si dhe kontrollin e mbikëqyrjen e kufirit, ku ka arritur rezultate të theksuara në luftimin ndaj fenomenit të Fajdeve, Narkotikëve, , Kontrabandës me Migrant si dhe Kontrabandës së Mallrave etj.

 

DISA NGA STATISTIKAT E HETIMEVE

Operacione278
Plane operative63
Bastisje/ Lokale të kontrolluara755
GRUPE KRIMINALE
Grupe kriminale të shkatërruara25
TE TJERA -VIKTIMA
Viktima të identifikuar14
Viktima të asistuar66
            KONFISKIME/SEKUESTRIME
Substance narkotike ( HEROINE)27.8kg
Substance narkotike ( KOKAINE )14kg
Substance narkotike ( MARIHUANA)1278kg
Extasy3.8kg
Amphetamin/Methamphetamin-Speed415 copë
Substanca Narkotike (Bime Kanabisi)7126 bimë
Substanca Narkotike (fara  Kanabisi – gram)26.5
Vetura117
ASETET E NGRIRA/ SEKUESTRUARA
Shtëpi1
Banesa66
Lokale4
Garazhe30
Patundshmëri ( toka)29
Ngrirje e xhirollogarive13

 

Siguria në trafikun rrugor gjithashtu ka qenë njëri ndër prioritetet për Policinë e Kosovës, e cila ka hartuar dhe zbatuar shumë plane operative, ka arritur të sigurojë pajisje moderne për trafik, ka realizuar fushata të ndryshme sensibilizuese me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve, ku edhe janë arritur rezultatet pozitive në vijim;

 

Krahasimi i aksidenteve 01 Janar – 23 Dhjetor 2024 / 2023
Janar – 23 Dhjetor 2023 Janar – 23 Dhjetor 2024( +/- )%
 Aksidente fatale95 Aksidente fatale88-7-7.37
 Persona të vdekur105 Persona të vdekur96-9-8.57
 Aksid. me   lëndime8,509 Aksid. me lëndime7,896-613-7.20
 Aksidente me dëme14,214 Aksidente me dëme13,854-360-2.53
 Gjithsej aksidente22,818 Gjithsej aksidente21,838-980-4.29
 Gjoba të shqiptuara630,847 Gjoba të shqiptuara711,95381,10612.86

 

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, të vazhdoj primatin si një ndër institucionet më të besuara dhe transparente në vend, gjithmonë duke respektuar aktet ligjore dhe normative, si dhe duke garantuar të drejtat themelore të njeriut.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje