Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘Dhuna në familje’

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj është mbajtur takim me temë, ‘Dhuna në familje.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte:
– Statistikat e rasteve të dhunës në familje në nivel të rajonit të Ferizajt për vitin 2021-2022,
-Trajtimi i rasteve të dhunës në familje,
-Bashkëpunimi me partnerët kyç për trajtimin e këtyre rasteve : Polici, Prokurori, Mbrojtësi i Viktimave, Qendra për Pune Sociale, Shtëpia e Sigurt etj,
-Urdhërat mbrojtës
-Numri i fëmijëve të përfshirë në rastet e dhunës në familje,
-Forma bazike e rasteve të dhunës familjare për vlerësimin e rrezikut.
Në këtë takim morën pjesë:
Gjygjtari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Kordinatorja e rasteve te dhunes familjare nga Prokuroria Themelore , Mbrojtësi i Viktimave, Pêrfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale, Përfaqësuesi i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Përfaqësuesi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe të gjithë hetuesit primarë të rasteve të dhunës në familje dhe shefat e hetimeve të stacioneve policore : Ferizaj, Kaçanik, Shtime , Shtërpcë dhe Hani Elezit dhe koordinatori rajonal i rasteve të dhunës në familje.
Policia Rajonale e Ferizajt kësisoj synon të ngritë profesionalizmin për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, që në mënyrë sa më profesionale ti trajtojë viktimat e dhunës në familje, dukuri kjo që po e përcjellë shoqërinë tonë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët që për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje