Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dhunë familjare

Policia e Kosovës pranë stacionit policor në Pejë, rreth orës 11:00 të datës 24.2.2014, është njoftuar nga viktima, shtetasja shqiptare e Kosovës, P. G. (1976), e cila ka kërkuar ndihmë nga policia, meqë sipas viktimës ishte rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari shtetas i Kosovës D. G. (1965) banues në rr. “Nëna Terezë ” në Pejë.Menjëherë vendit të këtij rasti i janë përgjigjur njësitë policore, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe viktima është dërguar urgjent në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për t’i ofruar ndihmën adekuate mjekësore. Sipas mjekëve të këtij spitali, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dorën e djathtë të thyer, dorën e majtë të lënduar, shpinën dhe tërë trupin e lënduar).Sipas hetimeve të para preliminare, i gjithë rasti kishte ndodhur për motive xhelozie, ku i dyshuari me një mjet të fortë (druri) e kishte rrahur viktimën.Viktima është pranuar në repartin ortopedik për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga hetuesit, është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor, ku do të vazhdohet me procedura të mëtutjeshme ligjore. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje