Pejë, 19.03.2014 – Policia e Kosovës, përkatësishtë Njësiti i komunikacionit rajonal DRP Pejë , më datë 19.03.2014 rreth orës 13:50 në fshatin Qyshk – Pejë , gjatë një kontrollimi ka ndaluar ngasësin e automjetit “ Volvo ” me targa SK 546 SV regjistruar në shtetin e Maqedonisë . Patrulla policore i kishte kërkuar patent shoferin dhe lejen e qarkullimit,dhe e kishte njoftuar per kundërvajtjen, ‘Mosvendosje e rripit të sigurisë ‘.I dyshuari së bashku me dokumentet ju kishte ofruar edhe një banknot prej 10(dhjetë euro) duke iu thënë me fjalet ‘pini kafe dhe mos me shkruani gjoben’.Lidhur me ketë i dyshuari eshte njoftuar se ka kryer vepren penale dhënie e ryshfetit dhe është arrestuar shtetasi i Maqedonisë , Alil A.(1957) , me ç’rast janë informuar hetuesit e Njësitit hetimeve për krime ekonomike të cilët janë përgjigjur në rast dhe kanë intervistuar të dyshimtin, dhe është informuar Prokurori i Shtetit në Pejë. Pas intervistimit me urdhër të PPK-ës në Pejë, është liruar i dyshimti, por është urdhëruar që të paraqitet me datë 20.03.2014 ora 11:00 në Gjykatën themelore në Pejë për të vazhduar me procedurë të mëtejme.Rasti është dërguar në PPK.