Pejë, 28.02.2014 -Policia e Kosovës, përkatësishtë Njësiti i komunikacionit rajonal DRP Pejë , në fshatin Zahaq komuna Pejë , gjatë një kontrollimi ka ndaluar ngasësin e kamionit “Daf” me targa VE 991 VG i regjistruar ne emër ‘ RIVE SHPED ’ me seli në Bogdanovci, Velles, Republika Maqedonisë, dhe në mënyrë që të mos i shqiptojnë gjobë për tejkalimin e shpejtësisë, zyrtarëve policor iu ka ofruar ryshfet në vlerë prej pesë (5) €. Patrulla e trafikut e ka arrestuar të dyshimtin , shtetas të Maqedonisë , Zhivko P.(1951) , me ç’rast janë informuar hetuesit e këtij njësiti të cilët janë përgjigjur në rast,kanë informuar Prokurorin e Shtetit në Pejë dhe intervistuar të dyshimtin. Pas intervistimit me urdhër të PPK-ës në Pejë, është liruar i dyshimti, por është urdhëruar që të paraqitet në Gjykatën themelore në Pejë për të vazhduar me procedurë të mëtejme.Rasti është dërguar në PPK.