Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dhënie e ryshfetit

Pejë, 28.2.2014 -Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i komunikacionit rajonal DRP Pejë, në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë (afër terminalit doganor) Pejë, gjatë një kontrollimi ka ndaluar ngasësin e kamionit “Mercedes Actors” me targa NP 001 -LR, dhe në mënyrë që të mos i shqiptojnë gjobë për mosposedim të certifikatës mjekësore, zyrtarëve policorë u ka ofruar ryshfet në vlerë prej pesëdhjetë (50) €. Patrulla e trafikut e ka arrestuar të dyshimtin, shtetas të Serbisë, Fikret A. (1980) nga Novi Pazari, me ç’rast janë informuar hetuesit e këtij njësiti të cilët janë përgjigjur në rast, kanë informuar prokurorin e Shtetit në Pejë dhe intervistuar të dyshimtin në prezencë të avokatit.Pas intervistimit me urdhër të PPK-së në Pejë, është liruar i dyshimti, por është urdhëruar që të paraqitet në Gjykatën Themelore në Pejë me datën 3.3.2014 në orën 11:00 për të vazhduar me procedurë të mëtejme. Rasti është dërguar në PPK me procedurë të shpejtë. 

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje