Gjakovë, Dt. 19.03.2014 -Me datë 19.03.2014 rreth orës 15:30 në rr.” Nënë Tereza “ në Gjakovë ka ndodhur një rast i ‘Detyrimit’ dhe ‘Sulmit’ ndaj viktimës shtetas i Kosovës Arian S.(1990) banues në Gjakovë .Menjëherë pas raportimit të rastit nga viktima në stacionin policor në Gjakovë , hetuesit kanë ndërmarrë masat e nevojshme lidhur me rast dhe sipas viktimës dy të dyshuar shtatas të Kosovës kishin shkuar në vendin e tij të punës dhe i kishin kërkuar një shumë të parave prej 100.000 – 200.000 € haraq (sipas viktimës) për shkak se familja e tij u`a kishte marrë këto para borgj në Zvicer personave të dyshuar. Pasi viktima nuk ua kishte dhënë këto para të dyshuarit e kishin rrahur viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor por sipas mjekut nuk ka lëndime. Lidhur me rastin është duke punuar njësiti përkatës i hetimeve dhe kanë identifikuar të dyshiamtit të cilët janë në kërkim policor, po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit .