Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘Detyrim, mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuar i armëve’, ‘vjedhje e rëndë’ Arrestohen tre të dyshuar në Ferizaj

– Hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarit: (Sh. T. 25 vjeçar) dhe Q. U. (23 vjeçar), me dyshimin e bazuar se të njëjtit, në bashkëveprim dhe me qëllim të përfitimit kundërligjor, kanë kryer veprat penale: ‘detyrim’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.Të dyshuarit, në mbrëmjen e datës 22.02.2015, kanë ndalur tre persona të cilët po qarkullonin me një veturë të tipit “Golf” 5, dhe nën kërcënimin e armës e kanë detyruar vozitësin që t’i dërgojë deri në një fshat të komunës së Kaçanikut. Nën kërcënimin e vazhdueshëm të armës, të dyshuarit e kanë detyruar viktimën (ngasësin), A. O. që ta kalojnë natën në shtëpinë e tij, duke vazhduar që edhe të nesërmen ta shfrytëzojnë veturën e të dëmtuarit.Pas arrestimit, policia ka gjetur edhe portofolin e të dëmtuarit tek i dyshuari, Sh. T. si dhe ka konfiskuar armën e cila të dyshuarve u ka shërbyer për realizimin e qëllimit të tyre. Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.Gjatë hetimeve të mëtejshme, hetuesit e kanë arrestuar edhe të dyshuarin e tretë, N. O. (43 vjeçar), me dyshimin e bazuar se bashkë me të dyshuarit, Sh. T. dhe Q. U., kanë vjedhur mbi 50 krerë dele në një fermë në fshatin Rakaj. Edhe ndaj këtij të dyshuari është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Arrestimet e fundit vijnë pas një serie të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në Ferizaj dhe nëpër disa shtëpi në fshatrat Zaskok, Cërnillë dhe Gaqkë. Lidhur me këtë, DRP e Ferizajt ka formuar një grup punues dhe është duke vazhduar zbatimin e Planit të Veprimit, për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje