Mbrëmë personi i dyshuar A.F, mashkull 24 vjeç, i është përgjigjur ftesës së policisë për intervistim, lidhur me tri vepra penale (detyrim, kanosje dhe lëndim trupor), të raportuara në Podujevë.
Personi i dyshuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit po kryejn veprimet e nevojshme policore para se lënda e të dyshuarit të procedohet më tej.