Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, sot kanë arritë të sigurojnë prezencën e dy personave të dyshuar për veprat:
– privim i kundërligjshëm nga liria,
– lëndim trupor
– sulm dhe
– asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar.
– V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.